fbpx

Një këngëtare shqiptare drejt “American Idol”

Linda Halimi, një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare, prej kohësh po e kërkon karrierën matanë kufijve. Pas sukseseve të njëpasnjëshme në eventet muzikore në Shqipëri, shumë shpejt zërin e saj do ta dëgjojmë në kontinentin tjetër. Sapo ka konkurruar në një talent show në Amerikë “American Idol 2016” dhe duket se ia ka dalë për të qenë pjesë e spektaklit, i cili pritet të fillojë në muajin janar.

Linda Halimi

Nëpërmjet faqes së saj në Facebook, Linda ka lajmëruar të gjithë miqtë se ka marrë pjesë në audicionet e formatit amerikan dhe shpreson të shkojë sa më lart. Në mes të qindra-mijërave konkurrentëve nga e gjithë bota, Linda shpreson dhe beson se kjo mundësi që i është dhënë është mjaft e mirë për të. Fituesja e disa çmimeve në kompeticionet muzikore shqiptare, prej kohësh është zhvedosur në Amerikë, ku jeton së bashku me të fejuarin e saj Big D. Synimin për të depërtuar në tregun muzikor amerikan Linda e ka pasur gjithmonë, ndaj kjo është mundësia më e mirë që i ofrohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button