Sekreti më i thjeshtë që buzëkuqi të qëndrojë më gjatë

Ne nuk do reshtim kurrë së dashuri një buzëkuq të ndezur. Po pse ai copëtohet dhe zbehet në mes të ditës? Ndoshta sepse nuk i ke eksfoliuar buzët më parë. Tani kemi një sekret për këtë çështje, po aq të thjeshtë dhe pa kosto. Ja truku për t’i pasur gjërat vaj.

Për çfarë ke nevojë: Një peshqir të vjetër.

Çfarë duhet të bësh: Lage pak një cep të peshqirit me ujë. Fërko buzët, me lëvizje në formë rrethore, disa herë. Pastaj përdor cepin tjetër për t’i tharë thjesht duke e mbështetur mbi buzë.

Pse funksionon: Copa e ashpër e lagur largon lëkurën e dëmtuar të buzëve dhe buzëkuqi mbi buzë duket më i lëmuar dhe qëndron më gjatë. Sa shpesh duhet ta bësh këtë: Si një eksfoliant, tri deri në katër herë në javë do I mbante ato lëkurat e vogla larg. Shpenzimet për scrub janë të panevojshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button