USAID e pasuron ofertën e resurseve për lexim për nxënësit më të rinj me “Biblioteka jonë e parë”

Sot, në Qendrën Kreative të të Rinjve në Shkup, Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” e promovoi “Biblioteka jonë e parë” – përmbledhje nga 20 tituj të librave për fëmijë në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Librat e “Biblioteka jonë e parë” do të bëhen pjesë e secilës mësonjëtore të klasave të ulëta në të gjitha shkollat fillore në shtetin dhe është vetëm një pjesë e aktiviteteve të cilat projekti i zbaton për ta pasuruar ofertën e materialeve për të mësuarit dhe për ta krijuar mjedis më të pasur për të mësuarit.

Zonja Kejpi Polk Bejli (bashkëshortja e Ambasadorit amerikan, Xhes Bejli) në fjalimin e saj theksoi: “Librat me vizatime nuk janë vetëm të bukura, por edhe i ftojnë lexuesit të rinj të njihen me përvoja të reja, ide, vende dhe njerëz. Librat për fëmijë i përmirësojnë aftësitë gjuhësore dhe komunikimi.” Ajo, gjithashtu, shtoi: “ Është një mrekulli kur fëmijët mund t’i lexojnë dhe t’i kuptojnë fjalët e një faqeje, qoftë e shtypura qoftë digjitale. Kjo eksperiencë e mrekullueshme na mundëson të gjithë neve të kënaqemi në përvoja të reja.. punë, argëtim, komunikim.”

Suzana Kiranxhiska, udhëheqësja e Projektit të USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” i prezantoi librat, së bashku me aktivitete të cilat arsimtarët dhe prindërit mund t’i zbatojnë me fëmijët që mësojnë të lexojnë.

Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” i zbatuar nga Fondacioni për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas hapi” – Maqedoni ka për qëllim që të vlerësohen dhe të përsosen shkathtësitë e gjuhës dhe matematikës te nxënësit e ciklit të ulët dhe të ngritet vetëdija e gjithë komuniteti për rëndësinë e këtyre njohurive për zhvillimin intelektual të fëmijëve. Përmes këtij projekti, për herë të pare në shtetin tonë realizohen instrumentet për vlerësim të arritjeve nga fusha e gjuhës dhe matematikës për nxënësit e klasave të ulëta, në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Projekti ofron aktivitete dhe qasje kreative dhe inovative, siç janë: Karvani i shkronjave dhe numrave, Biblioteka me rrota, biblioteka digjitale dhe resurse të përshtatshme për nxënës, arsimtarë dhe prindër. Për më shumë informata, vizitojeni faqen:

http://stepbystep.org.mk/mk/proekt-ral

Lajme të ngjashme

Back to top button