Srgjan Kerim është nominuar nga qeveria për sekretar gjeneral në OKB

Dr. Srgjan Kerim, ish ministër për punë të jashtme të Republikës së Maqedonisë, Qeveria ka vendosur ta nominojë për sekretar gjeneral në OKB, informojnë nga Qeveria.

Grupa eurolindore në OKB, ku bën pjesë edhe Maqedonia, në nëntor të vitit 2014 ka marr qëndrim të përbashkët se sekretari i ardhshëm gjeneral në OKB, në bazë të sistemit të rotacionit, duhet të zgjedhet nga radhët e saja.

“Si rezultat i konsultimeve diplomatike dhe vlerësimet për përvojën e tij, njohjen e proceseve të përgjithshme botërore dhe kualifikimet, posaçërisht njohjen e përgjithshme në mes vendeve anëtare për të udhëhequr me Kuvendin gjeneral të OKB-së. Qeveria e Maqedonisë ka vlerësuar se d-r Srgjan Kerim është figurë që i plotëson kushtet e domosdoshme dhe kriteriumet që të jetë kandidatë për funksionin e sekretarit gjeneral pranë OKB-së”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button