Arrestimi i adoleshentit, pasojë e islamofobisë? Ja çfarë thuhet në internet! (Foto)

Shumë përdorues të internetit kanë shprehur zemërimin e tyre mbi historinë e Ahmed Mohamed, një student 14-vjeçar në shkollën e lartë MacArthur në Irving, Texas, i cili u arrestua pasi ai solli një orë “punë dore” në shkollë të hënën.

Ahmed kishte shpresuar që ky punim i tij do tu bënte përshtypje mësuesit të tij, por në vend të kësaj, ai ishte dyshuar se kishte me vete një pajisje të dyshimtë, sipas një deklarate nga shkolla, transmeton Telegrafi.

Pasi Ahmed u prangos, ai u dërgua në paraburgim për të mitur para se të kthehej në shtëpinë e prindërve të tij.

Tani, njerëzit kanë shtruar pyetje se si mundet që Ahmed të akuzohet për krijimin e një bombë dhe pastaj të arrestohet, ndërsa fëmijët e tjerë në Teksas mund të mbajnë armë në publik.

Lidhur me këtë hipokrizi, siç duket disa ndjekës të rrjeteve sociale i ka vënë edhe në “garë”. Sipas The Independent, që nga shfaqja e hashtag #IStandWithAhmed, një bloger pakistanez ka publikuar dy imazhe për të ballafaquar problemin e vërtetë që paraqet “islamofobia e amerikanëve ndaj myslimanëve”, veçanërisht në rastin e Ahmed. Imazhi i parë tregon se si ishte trajtuar një adoleshent mysliman në krahasim me dy fëmijët e bardhë nga Teksas, të cilët paraqiten duke qeshur dhe duke u paraqitur me pushkë në dorë, transmeton Telegrafi.


Menjëherë pas lajmit se nuk bëhej fjalë për një bombë, por për një orë, ka filluar inkurajimi i Ahmed.

Përgëzimeve ndaj djaloshit i është shtuar edhe krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg, si dhe Bobak Ferdoswi, një inxhinier sistemi në NASA.

Lajme të ngjashme

Back to top button