Pas tërmetit në Kili jepet alarmi për cunami në Havai dhe Kaliforni

Pas tërmetit me fuqi prej 8,3 ballësh të shkallës rihterit që goditi mbrëmë Kilin është lëshuar alarmi për rrezik nga cunami në Havai dhe Kaliforni, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Qendra e Pacifikut për paralajmërim nga cunami kanë bërë të ditur se “pritet një cunami i madh”, ndërsa popullata e cila jetën përreth brigjeve detare duhet të jetë në gjendje gatishmërie.

Pritet që cunami fillimisht të godasë ishujt Havai derisa zyrtarët e këtij shteti federal amerikan thonë se janë angazhuar të gjitha shërbimet përkatëse në terren.

Të paktën pesë persona humbën jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur në tërmetin i cili është regjistruar mbrëmë në afërsi të kryeqytetit të Kilit, në Santiago.

Cunami i fundit në Havai ndodhi në vitin 2012 pas tërmetit të fuqishëm i cili goditi bregdetin e Kanadasë.

Lajme të ngjashme

Back to top button