Rrënohet një pjesë e tavanit të shtëpisë studentore “Goce Dellçev” në Shkup

Plenumi Studentor, ka reaguar për kushtet e këqija nëpër shtëpitë studentore si dhe për rrezikun që u kanoset atyre nga dita në ditë se mund të shemben.

“ShShtëpia studentore Goce Dellçev-Shkup (2)tëpitë studentore po shemben ashtu si sistemi në shtet, por ne ende nuk kemi fituar shtëpi të re studentore-speciale,  që të shpëtojnë studentët të gjallë nga mjerimi në të cilin jetojnë që po rrënohet rreth tyre”, thonë nga Plenumi Studentor.

Ky është Blloku B në shtëpinë studentore “Goce Dellçev”, në të cilën para disa ditëve ashtu siç mund të shihet në fotografitë është rrënuar një pjesë e tavanit në njërin nga korridoret.

“Këtë herë nuk ka pasur të lënduar. Herën e ardhshme kolegët tanë a do të jenë njëlloj të gëzuar, apo atëherë do të fitojnë shtëpi të re studentore (speciale)?”, thuhet në deklaratën e Plenumit Studentor.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button