Tahiri shkrin edhe njësinë elitë të “Shqiponjave”

Reforma strukturore që ka prekur Policinë e Shtetit ka prekur edhe njësinë elitë të policisë “Shqiponja” e cila tashmë i është bashkangjitur Patrullës së Përgjithshme.

Njësia elitë “Shqiponja” u rikrijua në dhjetor të vitit 2012 dhe funksionoi mjaft mirë në parandalimin e krimit të rrugës dhe kapjen në flagrancë të autorëve të ngjarjeve.

Rreth 50 oficerë, që tashmë nuk do të vazhdojnë të jenë të veshur me uniformë operacionale por do të transformohen në komisariatet kryesore të vendit. /albeu http://www.albeu.com/shqiperi/tahiri-shkrin-edhe-njesine-elite-te-shqiponjave/128001/

Lajme të ngjashme

Back to top button