Roma ndali Barcën, Dinamo shokoi Arsenalin

Një super gol nga Alessandro Florenzi ia mohoi Barcelonës fitoren ndaj Romës në duelin që u mbyll në barazim 1:1 në kuadër të xhiros së parë në Grupin E të Ligës së Kampionëve.

Skuadra katalane e nisi më mirë ndeshjen dhe u shpërblye në minutën e 21-të kur Luis Suarez shënoi me kokë.

Por, dhjetë minuta më vonë. Florenzi realizoi nga një distancë e largët pasi kishte vërejtur se portieri i Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen nuk ishte i vendosur mirë në portën e tij. Në vazhdim nuk pati më gola dhe skuadrat i ndanë pikët. Në duelin tjetër të këtij grupi, Admir Mehmedi shënoi golin e parë për Bayer Leverkusenin që mposhti BATE Borisovin me rezultat 4:1.

Në Grupin E, Arsenali pësoi humbje të befasishme në udhëtim te Dinamo Zagreb. Skuadra kroate që rrëzoi në play-off Skënderbeun mposhti “Gunners” falë autogolit nga Alex Oxlade Chamberlain dhe shënimit të Junior Fernandes. Theo Walcott realizoi golin e vetëm për londinezët që ka minuta e 40-të mbetën me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të sulmuesit Olivier Giroud me kartonin e dytë të verdhë. Në këtë ndeshje 90 minuta ka luajtur shqiptari Arijan Ademi, i cili ishte bartës kryesor i lojës së kroatëve.

Bayern Munich fitoi ndaj Olympiacosit me rezultat 3:0, falë golave nga Thomas Muller (dy) dhe Mario Gotze. Chelsea e gjeti fitoren në Ligën e Kampionëve duke mposhtur Maccabi Tel Aviv me rezultat 4:0. “Blues” fituan falë golave nga Willian, Oscar, Diego Costa dhe Cesc Fabregas në duelin ku Eden Hazard humbi një penallti.

Në takimin tjetër të Grupit G, Dynamo Kiev dhe Porto u ndanë në barazim 2:2. Kurse, Shkodran Mustafi luajti si titullar në humbjen e Valencias nga Zenit St Petersburg me rezultat 2:3. Hulk shënoi dy gola kurse Axel Witsel shtoi një tjetër në fitoren e skuadrës ruse. Kurse, Gent barazoi me Lyonin 1:1.

Grupi E

Leverkusen – BATE 4:1

Roma – Barcelona 1:1

Grupi F

Dinamo Z. – Arsenal 2:1

Olympiakos – Bayern M 0:3

Grupi G

Chelsea – Maccabi 4:0

Dynamo K – Porto 2:2

Grupi H

Gent – Lyon 1:1

Valencia – Zenit 2:3

Lajme të ngjashme

Back to top button