Refugjatet perleshen me policine hungareze

Një grup refugjatësh në vendkalimin kufitar Horgosh 2, ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë është përplasur me policinë hungareze gjatë tentimit për të çarë rrethojen e vendosur dhe për të hyrë në atë vend, raporton gazetari i Anadolu Agency (AA) nga vendi i ngjarjes.

Policia hungareze ka perdorur gaz lotsjellës dhe topa uji, derisa refugjatët janë kundër përgjigjur me gur dhe shishe të plastikës.

Siç raporton gazeari i AA në këtë incident ka persona të lëndiar mirëpo nuk dihet saktë numri i tyre. Sipas tij, në vendkalimin ndërmjet Serbisê dhe Hungarisë akrualisht ndodhet një numër i madh i refugjatëve të cilëve nuk iu lejohet kalimi në territorin e Hungarisë meçka Qeveria e këtij shteti e tensionon atmosferën. Hungaria në këtë vendkalim kufitar ka shpërndarënjë numër të madh të policëve.

Hungaria për shkak të fluksit të refugjatëve ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në dy komunat që kufizohen me Serbinë, duke mbyllur vendkalimin kufitar. Prej të hënës në mbrëmje në këtë shtet ka hyrë në fuqi ligji për kalim ilegal të kufirit me të cilën parashihen dënim me burg prej tre deri në pesë vjet burg.

Edhe pse një numër i madh i refugjatëve ndodhen në Horgosh 2 një grup i ri i refugjatëve është duke ardhur, raprton gazetari i AA.

Lajme të ngjashme

Back to top button