Erdogan-Merkel bisedojnë në telefon për krizën e refugjatëve

Ankaraja zyrtare u vë në veprim për zgjidhjen e krizës së refugjatëve që ndodhet në rend të parë në rendin e ditës botërore. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel në lidhje me çështjen.

Gjatë bisedës Kancelarja Merkel tha se Gjermania deri në fund të vitit do të pranojë 1 milionë refugjatë.

Kancelarja gjermane në mes tjerash bëri të ditur se vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të marrin më shumë përgjegjësi në krizën e refugjatëve.

Ndërkaq Kryeministri Ahmet Davutoglu kryesoi në mbledhjen ku u diskutua për zhvillimet e fundit në lidhje me refugjatët sirianë dhe irakianë që ndodhen në Turqi.

Mbledhja e mbajtur në Rezidencën e Kryeministrisë, zgjati afërsisht 1 orë ku u bisedua në mënyrë të detajuar lëvizja e refugjatëve në Stamboll dhe Edrene në drejtim të Evropës.

Kryeministri Davutoglu urdhëroi që refugjatëve që ndodhen përkohësisht në vend dhe që presin nëpër rrugë ti përmbushen nevojat e tyre dhe të sigurohet rendi publik.

Lajme të ngjashme

Back to top button