Qeveria shpall dekriminalizimin: Do pezullohen edhe ata që janë në detyrë

Qeveria ka miratuar sot projektligjin për emërimet në funksionet publike.

Ministrja shqiptare për marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj tha në një konferencë për shtyp se “asnjë individ që në të kaluarën e tij që është dënuar në gjykatat vendase apo të huaja nuk do të ketë mundësi të zgjidhen deputetë, kryetar bashkie, këshilltarë në këshillin bashkiak, të emërohen në detyrë kryeministër apo ministra. Nëse ata janë sot në këto funksione, do të pezullohen, tha ministrja.

Ajo theksoi se personat që janë në detyrë do të pezullohen deri sqarimin e një vendimi të formës së prerë. Felaj tha se mazhoranca do ta paraqesë projektligjin që në seancën e ardhshme parlamentare.

“Ligji parashikon të ushtrojë veprimin e tij edhe ndaj të gjithë atyre që janë zgjedhur, emëruar ose janë duke ushtruar funksione publike pikërisht përmes të njëjtave instrumenta dhe deklarimeve dhe më tej verifikimeve nga organet përgjegjëse. Qeveria dhe maxhoranca do të paraqesë në parlament këtë projektligj bashkë me draftin për ndryshimet kushtetuese që reflektojnë parimet e kësaj nisme për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare. Përmes këtij ligji hapet një faqe e re në historinë e demokracisë shqiptare. Asnjë individ që në të kaluarën e tij është dënuar në gjykatat vendase apo të huaja nuk do të ketë mundësi të emërohet”, tha ministrja Felaj.

Sipas këtij p/ligji, ndalohet të zgjidhen deputetë, kryetar bashkie, këshilltarë, të emërohen në detyrën e kryeministrit apo anëtar i Këshillit të Ministrave, të zgjidhen në funksione që voton Parlamenti të gjithë personat e dënuar brenda apo jashtë vendit me vendime gjyqësore të formës së prerë për një sërë krimesh të rënda. Gjithashtu, ndalimi do të zbatohet edhe ndaj personave që kanë kryer krime të parashikuara në ligj dhe për rastin kur ndaj tyre janë dhënë vendime dënimi nga Gjykata e Shkallës së parë, pra, jopërfundimtare, ose ndaj të cilëve është vendosur një masë sigurimi personale ose është lëshuar urdhër kërkimi nga autoriteti gjyqësor i huaj. Për këtë kategori ndalimi do të zgjasë deri në revokimin e masës së sigurisë, urdhrit të arrestit ose vendimit të pafajësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button