“Dhuna e ushtarëve izraelitë ndaj Mesxhid-it Aksa është e pa tolerueshme”

Lideri i lëvizjes fetare, Nahdlatul Ulama në Indonezi, KH. Said Aqil Siradj, tha se ajo që po bëjnë ushtarët izraelitë në Mesxhid-in Aksa është shumë e trishtuar dhe se dhuna qe ato kanë ushtruar aty është kategorikisht e pa pranueshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Lideri i kësaj lëvizjeje e cila ka rreth 40 milionë ndjekës në Indonezi vlerësoi për AA bastisjen e ushtarëve izraelitë në Mesxhid-in Aksa pas  ngjarjeve të cilat ndodhën për shkak të ndalimit të muslimanëve të hyjnë dhe lejimit të hebrenjve të futen në këtë vend të shenjtë.

Siradj në fjalën e tij tha: “Ajo qe në na mësohet në fenë Islame është të respektojmë të gjitha fetë dhe pjesëtarët e feve të tjera. Ndërkohë që ne, muslimanët, respektojmë të gjitha faltoret dhe vendet e shenjta të gjithë besimeve, është e pa moralshme të mos respektohet Mexhid-i Aksa i cili është një vend i shenjtë për muslimanët dhe besimtarët e këtij vendi. Dhuna e treguar nga ushtarët izraelitë ndaj Mesxhid-it Aksa është e pa tolerueshme”.

“Nuk e kuptoj se përse ushtarët izraelitë duan të shqetësojnë muslimanët. E gjithë bota duhet të dënojë këtë gjest të Izraelit. Të gjitha vendet e botës, janë apo nuk janë muslimanë duhet ti thotë ‘mjaft’ Izraelit. OKB-ja, SHBA-ja dhe instancat e tjera ndërkombëtare duhet të reagojnë ndaj kësaj shkeljeje” shton ai ndër të tjera në fjalën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button