Rregulla për bizhuteritë që çdo femër duhet t’i dijë

Këto janë disa rregulla për bizhuteritë që çdo femër duhet t’i dijë:

Unazat

Femrat që kanë duar të vogla, e të holla duhet të përdorin unaza me gurë me ngjyra. Femrat sidomos ato të moshës së mesme duhet të vënë unaza me gurë më të mëdhenj. Mos vini më shumë se një unazë. Në qoftëse keni gishta të shkurtër dhe të trashë mos blini unaza të mëdha pasi do t’a bëjnë dorën tuaj të duket me e madhe se sa është.

Vathët

Vathët nuk rekomandohet të vihen nga ato femra që mbajnë syze apo kanë një fytyrë të rrumbullakët. Ato duken më mirë në fytyrën e një femre, ku forma e fytyrës është e hollë dhe e gjatë.

Byzylykët

Byzylykët vihen më së shumti në kyçin e djathtë. Byzylykët e punuar me zinxhirë, bakër, shirita fjongosh, e bëjnë më unik stilin tuaj. Për ato femra që kan kyçin e dorës të trashë do të duken të mrekullueshme nësë vendosin disa byzylykë të këtij lloji.

Lajme të ngjashme

Back to top button