Si të fitoni besimin e kolegëve?

Në punë e sidomomos në biznes besimi është i domosdoshëm për raporte të mira kolegiale e banesore. Këto janë disa këshilla se si mund të bëheni punëtor më i besueshëm:

  1. Bëhuni të ndershëm

Fatkeqësisht skandalet e mashtrimeve janë shumë të shpeshta. Besueshmëria juaj varet nga ndershmëria pavarësisht rrethanave. Çdo lloj situate mundohuni të jeni të ndershëm. Edhe gënjeshtra më e vogël ju çon ne prishjen e reputacionit tuaj.

  1. Mbajeni fjalën

Një nga arsyet e tjera të prishjes së reputacionit tuaj është edhe mosmbajtja e premtimeve. Çdo herë që ju bëni një premtim keni mundësi të rrisni apo ulni reputacionin tuaj. Fjala është ajo që keni në dorë. Dhe është shumë e rëndësishme që ta përdorni me kufij edhe me baza. Në qoftë se keni vendosur një afat për të mbyllur një projekt, bëni çmos ta mbyllni në kohën e duhur. Edhe në qoftë se nuk mundeni, atëherë  kërkoni falje (pa u justifikuar) ditë përpara datës përfundimtare. Njerëzit tregohen shumë mirëkuptues kur i paralajmëron sesa kur justifikohesh.

  1. Pranoni gabimet

Gabimet janë diçka e pashmangshme në biznes. Edhe pse gabimet ndodhin, menaxherët dhe biznesmenët gjithmonë fokusohen tek zgjidhja sesa tek problemi. Që të mbash një reputacion profesional si dikush i besueshëm, gjithmonë pranojini gabimet tuaja. Kurrë mos u mundoni t’i mbuloni apo t’i zvogëloni, përkundrazi pranojini gabimet edhe fokusohuni tek zgjidhja. Mësoni prej gabimeve edhe vazhdoni.

  1. Jini korrekt

Klientët synojnë gjithmonë të punojnë me persona korrekt. Menaxhoni kohën në mënyrën e duhur që të mos vonoheni kurrë në një takim. Mundësisht të shkoni në takim disa minuta më përpara. Edhe në raste shumë të veçanta, mos u justifikoni për vonesën por thjesht kërkoni falje.

  1. Mos përdorni fjalor të keq

Zgjidhini fjalët tuaja me kujdes. Ato që thua mund të kenë një impakt të madh në mënyrën se si njerëzit ju shikojnë. Përdorimi i fjalëve apo shprehjeve jo të mira në publik, u jep mesazhin e jo maturisë tuaj, ose të padurimit apo humbjes së vetkontrollit. Duke sharë, kurrë nuk fitoni respektin e  personave rreth jush. Përkundrazi i shtyn të largohen. Në qoftë se e humbisni durimin, mënyra më e mirë është të largoheni, sesa ta hidhni nervozizmin tek ndonjë tjetër.

  1. Përballojini konfliktet në qetësi

Do ketë kohë kur ju nuk do bini dakord me partnerët ose klientët tuaj. Potenciali i argumenteve do jetë gjithmonë pjesë e biznesit tuaj.  Por mënyra se si do t’i përballoni situatat e vështira do zbulojë edhe karakterin tuaj. Në qoftë se një klient teston durimin tuaj. Mundohuni të jeni sa më të qetë. Mos ngrini tonin e zërit pasi tregon pasiguri. Mos u nervozoni, thjesht merrni frymë thellë edhe vazhdoni në mënyrë sa më të qetë. Kjo do shtojë respektin e klientit, gjithashtu do ta vendosi në pozicion të vështirë.

  1. Stop thashethemeve

Kurrë mos flisni negativisht për askënd. Edhe ndoshta për një person që mund t’ju ketë krijuar probleme në të shkuarën. Gjithmonë mundohuni të shikoni anën pozitive të çdokujt. Kjo do bëjë që çdo person t’ju respektojë. Thashethemet dhe poshtërimi i personave nuk sjell gjë tjetër përveç humbjes. Jetojmë në një botë me njerëz dhe të sillemi si njerëz.

Lajme të ngjashme

Back to top button