Besimi: Me rëndësi të vazhdohet me përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinos

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Republikës së Austrisë  në vendin tonë Renate Kobler, njoftojnë nga kabineti i Besimit.

Besimi përshëndeti mbështetjen e Republikës së Austrisë në politikën e zgjerimit  dhe anëtarësimit  të vendeve të rajonit në Union. Kjo mbështetje ishte e konfirmuar edhe nga Samiti i fundit për Ballkanin Perëndimor e cila u mbajt në Vjenë.

Gjatë bisedës ai potencoi prioritetet kyçe dhe implementimin e reformave të agjendës evropiane në veçanti nga fusha e gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirisë së shprehurit, reformave zgjedhore, të drejtat fundamentale dhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe pjesën e kritereve ekonomike, njoftojnë nga kabineti i Besimit.

Gjithashtu Besimi theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut konstruktiv politik si dhe përmbushjen e detyrimeve të cilat dalin nga Marrëveshja e 2 qershorit, aneksi i 19 qershorit dhe protokoll i 15 qershorit.

Lidhur me gjendjen aktuale  të emigrantëve, Besimi theksoi se përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në qasjen e vetme në BE në drejtim të krizës së emigrantëve është me rëndësi  esenciale, sepse vendet, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, janë rrugë transite për emigrantët dhe për këtë arsye nevojitet mbështetja e Unionit.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button