Krijuesit e hitit “Të ka lali shpirt” nisin karrierën në Turqi

Ka pak muaj që ka sjellë në jetë djalin e saj, por si duket energjitë që ka si femër artiste nuk lejon që t’i shterren.

Silva Gunbardhi bashkë me bashkëshortin e saj Dafi, pasi sollën hitin ‘’Të ka lali shpirt’’, këngë që u transmetua gjithandej botës mbarë, duket se tani synojnë përtej tregut shqiptar për të treguar talentin e tyre në muzikë.

Ata së shpejti do të sjellin bashkëpunimin me këngëtarin turk Serkan Kaya. Në një bisedë për Panoramën, Dafi tregon edhe detaje mbi koncertin e fundit që e kanë pasur në Stamboll para më shumë se 10 mijë njerëzve në publik.

‘’Serkan Kaya është një këngëtar shumë i suksesshëm, në koncert kishte më shumë se 10 mijë persona në publik, dukej sikur dridhej i gjithë Stambolli, e gjithë kjo po bëhet nga menaxheri im që njëkohësisht është dhe organizatori i ‘Miss Exluzive od the World’’’, thekson Dafi, i cili bashkë me Silvën duket se nuk do të ndalen por do vazhdojnë karrierën e tyre edhe jashtë trojeve shqiptare.

‘’Tregu turk po na kërkon, pse jo? Por edhe në këngët tona që ne do bëjmë duet me këngëtarët turq ose nga e gjithë bota kurrë nuk do të mungojnë vargjet shqip pasi ne duam që e gjithë bota të këndojë në gjuhën tonë’’, thekson në fund të bisedës Dafi.

687474703a2f2f7777772e70616e6f72616d612e636f6d2e616c2f77702d636f6e74656e742f75706c6f6164732f323031352f30392f73696c76612e6a7067

Lajme të ngjashme

Back to top button