fbpx

Mësuesja që edukoi mbi 1 mijë vajza refugjate

Aqeela Asifi, është mësuesja që ka ndihmuar në edukimin e më shumë se 1 mijë vajzave refugjate, në përfundimin e shkollës fillore, që kur ajo iku nga Afghanistani dy dekada më parë, sot është shpërblyer si fituese e çmimit “Nansen Refugee Award 2015”.

UNHCR, që paraqet çmimin çdo vit, shkruaN për punën e saj të guximshme dhe të palodhur të arsimit për vajzat refugjate afgane në Mianwali, Pakistan, ku ajo ka arritur me burime minimale të kapërcej sfida të rëndësishme kulturore.

Afganistani është kriza më e madhe dhe më e zgjatur e refugjatëve në botë. Më shumë se 2.6 milionë afganë aktualisht jetojnë në mërgim, dhe mbi gjysma e tyre janë fëmijë.

Aqeela filloi mësimin e saj me 20 nxënës nëpërmjet një tende të huazuar, ndërsa tani ajo ka arritur që të edukojë më shumë se 1 mijë vajza, edhe pse më shumë vështirësi, shkruhet ne faqen zyrtare te UNHCR, transmeton lajmi.net.

Ajo njihet si simbol i triumfit. Me durimin dhe vendosmërinë e saj, ajo ka ndryshuar jetën e mijëra vajzave refugjate, duke iu ofruar atyre një rrugë për të dalë nga varfëria dhe një shans për të ndërtuar një të ardhme, kur ata kthehen në Afganistan. “Po pres atë ditë, kur njerëzit do të kujtojnë Afganistanin, jo për luftës, por për standardet e edukimit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button