Gazetari Sashe Politiko sërish në telashe (VIDEO)

Gazetari Sashe Ivanovski-Politiko, sot përsëri ka qenë i ndaluar nga ana e truprojave personale të kryeministrit Nikolla Grueski që të marrë pjesë në një ngjarje publike që të mund t’i parashtrojë pyetje kryeministrit.

Incidenti ka ndodhur para Universitetit të Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri-Shkup, ku ka qenë Gruevski, ndërkaq ashtu siç raporton Maktel, para ndërtesës së Klinikës, Ivanovski ka qenë i ndaluar të hyjë brenda nga dy përfaqësuesit e sigurimit të kryeministrit.

Incidentin mes Ivanovskit dhe sigurimit e kanë inçizuar aktivistët e Komitetit të Helsinkut.

Ja çfarë ka shkruar Ivanovski në Maktel, “Mafie apo Qeveri, çfarë udhëheq Gruevski? Shihni se si truproja e tij sillet me gazetarët të cilët parashtrojnë pyetje kritikuese dhe pyetje të pa porositura. Sot Grujo duheshte të mbajë konferencë për shtyp në Klinikën për Gjinekologji pranë Qendrës Klinike në Shkup”.

Më poshtë Sashoja shton se Gruevski e ka ndrruar hyrjen pasi sigurimi i tij e ka parë Sasho Ivanovskin.

“Pasi që shefi i sigurimit e ka parë që janë të inçizuar, ju ka thënë truprojës të ndalojnë. Pastaj kaluan në planin b, dhe e nxorën Gruevskin në hyrjen tjetër, me të cilën Gruevski u ka ikur pyetjeve. Por jo edhe gjatë, nuk ka ku tu ikë pyetjeve të nxehta të cilat i interesojnë popullatës”, ka thë Ivanovski.

Ivanovski është i njohur për pyetjet provokative që ua bën zyrtarëve shtetërorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button