Gruevski nuk ka frikë nga Prokuroria speciale

Kuptohet se nuk frikësohem, nuk kam pse të frikësohem nga prokurori special, kështu iu është përgjigjur Nikolla Gruevski pyetjes së gazetarit, gjatë vizitës së tij në Qendrën e klinikës. Në pyetjen se propozim i kujt ishte Katica Janeva, për prokurore special, Gruevski ka thënë se të dy anët e kanë mbështetur zgjedhjen e saj.

Ai ka mohuar përzierjen e personave nga VMRO-DPMNE në aferën “Magjar Telekom”. “Nuk ka krim në VMRO-DPMNE”, ka thënë Gruevski.

“Lexova nëpër medie për gjithë atë që është komentuar nga ana e zotëri Bogoevskit. Kujtojë, në atë kohë VMRO-DPMNE ishte në opozitë dhe apelonte se duhet të liberalizohet sektori telekomunikimit, Një gjë e tillë nuk u bë nga LSDM, e cila ishte në pushtet. Ne si VMRO-DPMNE qysh para zgjedhjeve të vitit 2006 premtuam se nëse vijmë në pushtet, 60 ditët e para do të bëhet ftesë publike për operatorin e tretë. Thirrja u bë dhe u zgjodh operatori i tretë, ndërkaq çmimet e shërbimet dukshëm u ulën. Kështu që gjithçka është e qartë”, u përgjigj Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button