Sulmet e Izraelit në Al Aksa shkaktojnë reagime

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian Elmar Brok, duke vënë në dukje se ditët e fundit janë përjetuar situata shumë të vështira në Harem-i Sherif dhe në Mesxhid-i Aksa tha se “Kjo zonë në Jeruzalem është një vend i shenjtë për Muslimanët, Hebrenjtë dhe Kristianët. Për këtë arsye të gjithë duhet të pranojmë njëri tjetrin dhe duhet të paraqesim një sjellje të prështatshme” raporton Anadolu Agency (AA).

Brok ka vlerësuar për gazetarin e AA-së hyrjen e usharëve izraelitë me këpucë ushtarake në Xhaminë Kible në Mesxhid-i Aksa e cila është kibla e parë e muslimanëve dhe tencionet që u rritën pas kësaj ngjarjeje.

Brok duke tërhequr vëmendjen se izraelitët dhe palestinezët duhet të arrijnë një konsensus është shprehur se “ditët e fundit janë përjetuar situata shumë të vështira në Harem-i Sherif dhe në Mesxhid-i Aksa. Kjo zonë në Jeruzalem është një vend i shenjtë për Muslimanët, Hebrenjtë dhe Kristianët. Për këtë arsye të gjithë duhet të pranojmë njëri tjetrin dhe duhet të paraqesim një sjellje të përshtatshme”.

Brok duke vënë në dukje se që të dy palët duhet të kuptojnë njëri tjetrin ai tha se që të dy palët nuk duhet të lejojnë që radikalët të shkatërrojnë botën e tyre.

Edhe deputeti i partisë punëtore në Parlamentin Europian Afzal Khan ka theksuar se ngjarjet e dhunshme të përjetuara në Mesxhid-i Aksa janë shumë shqetësuese.

Khan pasi ka rikujtuar se Mesxhid-i Aksa është një zonë e shenjtë tha se “Me të vërtetë i konsideroj si shumë shqetësuese ato që janë përjetuar. Këto janë vende të shenjta dhe nuk duhet të ndodhin ngjarje të dhunshme”.

Duke vënë në dukje se qeveria izraeite duhet të bëjë të gjitha përpjekjet që të ndalohen këto ngjarje të dhunshme ai ka vlerësuar se “Për ne ngjarjet e dhunshme nuk janë të pranueshme, ku edhe situata në Lindjen e Mesme është e ndjeshme. Ne nuk dëshirojmë rritjen e mëtejshme të dhunës”.

Ushtarët izraelitë që prej ditës së dielë ndërhyjnë me bomba zhurmuese, gaz lotsjellës dhe plumba platikë ndaj Palestinezëve të cilët protestojnë lejimin e hyrjes brenda Aksasë të kolonëve Hebrenj. Gjatë këtyre ndërhyrjeve janë plagosur një numër i konsiderueshëm personash duke përfshirë edhe 3 gra dhe gazetarë.

Izraeli shpalli të jashtëligjshëm palestinezët vullnetarë që përpiqeshin të pengonin shkeljet e izraelit i cili ndalonte hyrjet në Aksa duke bllokuar derën dhe murin rrethues. Ngjarjet e sotme kanë ardhur pasi Izraeli me shkeljet e tij të ditës së sotme kundër Aksasë shpalli “Formimi të paligjshëm” vullnetarët Palestinezë.

Ushtarët izraelitë në nëntor të vitit 2014 duke bastisur Mesxhd-i Aksanë sulmoi Palestinezët me bomba gazi dhe plumba plastikë, dhe për herë të parë që nga 1967 duke hyrë brenda Aksasë shaktërroi foltoren dhe përdhosën tapetat e xhamisë si dhe gjatë sulmeve kur-anët u hodhën përtokë dhe u dëmtuan xhamat dhe dyert e xhamisë Kible.

Lajme të ngjashme

Back to top button