Inovacionet dhe resurset njerëzore në fokusin e Samitit investues në Ohër

Bizneset inovative dhe zhvillmi i aftësive të liderit dhe resurset njerëzore janë temat kryesore në të cilat sot do të diskutojnë pjesëmarrësit në Samitin e dytë investues që mbahet në Ohër. Këtë?? samit, pjesëmarrësit e vlerësojnë si ngjarje të dobishme e cili bart energji,  optimizëm pozitiv për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.

Ofron mundësi për bartjen e përvojave nga kompanitë e huaja lokale për takimet e tyre të ndërsjella, si dhe mundësi për takim të përfaqësuesve qeveritar me investitorë të cilët kanë interes për të bërë biznes në Maqedoni. Në Samit janë të pranishëm mbi 350 pjesëmarrës nga 20 vende.

Në hapjen e Samitit dje kryeministri Nikolla Gruevski i porositi të pranishmit se Maqedonia është vend me ekonomi stabile, ka atmosferë politike të orientuar ndaj NATO-s dhe BE-së. Vend i cili me siguri do të ishte anëtar i NATO-s dhe me siguri do të ishte para hyrjes në BE përderisa nuk do të kishte pengesa nga një vend anëtar që në vitin 2008.

Kryetari i Bordit të drejtorëve të “Maqedonia 2025” Majk Zafirovski theksoi se më me rëndësi për vendin është të ketë zhvillim më të fuqishëm ekonomik. “Dëshiroj që Maqedonia të ketë sukses, të shoh firma të motivuara të cilat do të miratojnë inivacione, të shoh investime të huaja të drejtpërdrejta”, potencoi Zafirovski duke mbajtur fjalim në hapjen e samitit.

Për pjesëmarrësit e Samitit investues mbrëmë në Ohër, pritje organizoi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov. Ky është Samiti i dytë investues global në organizim të “Maqedonia 2025”. I pari u mbajt vitin e kaluar në tetor dhe presin të bëhet tradicional. 

Lajme të ngjashme

Back to top button