Netanyahu: Të dënohen ashpër ata që kanë hedhur gurë mbi policinë në Al-Aksa

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, ka komentuar tensionet dhe incidentet në kompleksin Al-Aksa dhe ka thënë se forcat izraelite të sigurisë do të vazhdojnë luftën kundër grupeve të cilat hedhin gurë mbi civilët dhe policinë, dhe se nuk do t’ju lejojnë atyre të pengojnë Hebrenjtë të vizitojnë kompleksin, raporton Anadolu Agency (AA).

Shefi i qeverisë izraelite Netanyahu, ka thirrë në një takim zyrtarët e sigurisë lidhur me incidentin treditorë në Al-Aksa, ndërsa para takimit tha për gazetarët se do të dënohen ashpër të gjithë ata që kanë hedhur gurë mbi policinë dhe civilët në kompleksin Al-Aksa.

“Edhe një herë u dëshmua se hedhja gurë mund të rezultojë me humbje të jetëve njerëzore. Sulmuesit do të dënohen ashpër. Lidhur me këtë çështje do të miratojmë ndryshime ligjore dhe do të vendosim standarde të reja për veprim parandalues”, tha Netanyahu.

Për shkak të vitit të ri hebre, “Rosh Ashana” (Rosh Hashanah), forcat izraelite të sigurisë në tre ditët e kaluara kanë ndaluar muslimanët të hyjnë në kompleksin dhe xhaminë Al-Aksa, dhe në disa raste kanë hyrë me këpucë në xhami duke sjellë edhe dëmtime serioze në të.

Një grup palestinezësh u mblodh për të kundërshtuar këtë veprim, ku më pas ka ndërhyrë policia duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome, ndërsa demonstruesit u përgjigjën me gurë dhe sende të tjerë të rënda.

Lajme të ngjashme

Back to top button