Shqiptarët e Austrisë ndihmuan refugjatët në kufirin Serbi-Hungari

Shqiptarët e Austrisë më konkretisht “Qendra Kulturore Shqiptarë” –Vjenë në bashkëpunim me xhaminë e Hollabrunit ndërmorën aksion humanitar për refugjatët sirianë edhe atë duke udhëtuar në vendin e ngjarjes, me saktë në kufirin Serbi – Hungari.

Aksioni fillimisht u ndërmor ditën e Premte , më datë 11.09.2015, në objektin e QKSH – Vjenë , adresa Muhrengasse 22, 1100 Vjenë, ku kryesia e xhamisë në krye me Sadik Sadikun e imam Afrim Xheliln dhe vullnetarë të tjerë bënë paketimin dhe selektimin e ndihmave e më pas për ti transportuar në vendin e caktuar.
Në ditën e Shtunë 12.09.2015, në ora 4 të mëngjesit bënë nisjen në drjetim të Hungarisë në mënyrë shumë të organizuar për ta parë gjendjen e refugjatëve për së afërmi se cfarë realisht po përjetojnë .

12023230_143304472681568_308841673_n

I pranishëm me ata ishte imamin e QKSH – Vjenë , i nderuari Afrim Xhelili-n si dhe imamin e xhamisë së Hollabrunit , i nderuari Abdurrahim Qamili ku drejpërsëdrejti komunikonin me refugjatët në gjuhën arabe për të kuptuar se në c ‘gjendje janë ata dhe shumë të tjerë që kanë lëshuar vendlindjet e tyre vetëm e vetëm për të pasur një jetë të qetë e të mirë si të gjithë njerëzit e tjerë në botë kudo që gjenden .

“Përgatitëm ushqim për 2.500 persona dhe për 3.000 persona ujë prej gjysme litre, por edhe veshmbathje të ndryshme. Aksioni do të vazhdojë edhe javën që vjen në të njëjtën mënyrë, por javën që vjen do ju dërgojmë ushqime të nxehta. Nuk do mungojnë edhe veshmbathjet. Nëse vazhdon fluksi edhe ditët në vijim do të organizojmë që ditën e Bajramit të shpërndajmë ndihma dhe ta festojmë me ta”, deklaroi për RadioIslame , Sadik Sadiku kryetar i Qendrës Kulturore Shqiptare në Vjenë.
Imami i xhamisë së Hollabrunit , Abdurrahim Qamili deklaron se : ‘‘ Aksioni u përmbyll me sukses, por n do të vazhdojmë edhe më tej t’i ndihmojmë atyre në forma të ndryshme edhe përgjatë javëve në vijim, normalisht nëse fluksi i refugjatëve vazhdon ‘‘.

Në fund Qendra Kulturore Shqiptare – Vjenë dhe xhamia e Hollabrunit shpreh falenderim për të gjithë ata që kontribuan në aspektin organizativ dhe të gjithë atyre që do të mbështesin edhe me tej aksionet humanitare .

12026396_143303396015009_1252288223_n

Lajme të ngjashme

Back to top button