Sela ka vendosur për mënjanimin e objekteve të forta të ndërtimit nga plazhet e Strugës

­ Pas skadimit të ndalesës së përkohëshme, më 18 shtator, për mënjanimin e objekteve të forta të ndërtimit nga plazhet e Strugës, komuna e Strugës do të ndërmarrë aktivitete për kthim të plazheve në gjendje fillestare, paralajmëroi kryetari i komunës Zijadin Sela.

Ai konsideron se gjykata më nuk duhet të përzihet dhe se nga e premtja më nuk kanë kontest gjyqësor dhe marrëveshjet janë ndërprerë. “Çdo marrëveshje që koncesionerët e kanë pasur deri atëherë, do të thotë se është e pavlefshme tani dhe gjykatat nuk duhet të pranojnë kurrfarë ankimimesh”, tha Sela.

Komuna, theksoi Sela, do t’i prishë të gjtiha objektet nga plazhet në bregdetin strugan, duke filluar nga qyteti e deri në Radozhdë. “Komuna më pas, do t’i japë nën koncesion plazhet sipas ligjit dhe standarteve. Të ketë objekte montuese dhe banake të cilat do të punojnë vetëm verës, ndërsa plazhet e qytetit do të jenë për qytetarët, pa koncesion, që të munden qytetarët dhe turistët me peshqir dhe me papuçe të shkojnë dhe ta shfrytëzojnë atë që zoti na e ka dhuruar”, deklaroi Sela.

Kryetari i komunës së Strugës tha se nuk do të ketë kurrfarë kompromisi me koncesionerët dhe se do t’i respektojë ligjet. Më 18 shtator skadojnë masat kohore me të cilat Gjykata në Strugë i ndaloi vetëqeverisjes lokale të ndërmarrë aktivitete për prishjen e objekteve në plazhet e Strugës. sa/mp/11:07

Lajme të ngjashme

Back to top button