Transformimi i papritur i Nelly Furtado

Ylli i pop –it, Nelly Furtado, është rishfaqur në publik pas një kohe të gjatë. Ajo ka surprizuar publikun me pamjen e saj të tjetërsuar.

Me forma të mbushura trupore, flokë të shkurtra dhe e veshur me stil të viteve ’90, artistja kanadeze mori pjesë në eventin e “Toronto International Film Festival”.

Hyena Road premiere at the Roy Thomson Hall  during the 2015 Toronto International Film Festival.  Featuring: Nelly Furtado Where: Toronto, Canada When: 15 Sep 2015 Credit: Dominic Chan/WENN.com
Hyena Road premiere at the Roy Thomson Hall during the 2015 Toronto International Film Festival. Featuring: Nelly Furtado Where: Toronto, Canada When: 15 Sep 2015 Credit: Dominic Chan/WENN.com

Vitet e fundit, 36 – vjeçarja ka qëndruar larg vëmendjes së publikut pas suksesit me hitet si “I’m Like A Bird”, “Mysteriuos Girl” dhe “Maneater”, duke shitur 20 milionë albume dhe më shumë se 20 milionë singles në mbarë botën, gjatë viteve 2000 – 2010.

Megjithatë, albumi i saj i fundit “The Spirit is Indestructible” në 2012 – n, shiti vetëm 6 mijë kopje në SHBA, javën e parë të daljes në treg.

nelly

Në 2013 – n Furtado vendosi të tërhiqej nga muzika. Në atë kohë këngëtarja deklaroi se zgjedhjet e saj nuk kishin qenë gjithnjë më të mirat për të vazhduar suksesin në muzikë dhe tha se arsyeja kryesore ishte fakti se e kishte parë muzikën si hobi dhe jo si punë.

Lajme të ngjashme

Back to top button