Katica Janeva 24 orë e “dogji” Google-in

Prokurorja special publike Katica Janeva e cila dha betimin dhe zyrtarisht e mori funksionin, mbrëmë ishte enigmë e vërtetë sepse në Google për të mund të gjesh vetëm informacione të shkurtëra për biografinë e saj ndërsa nuk kishte as fotografi.

Por edhe përkundër mungesës së informacioneve, opinion publik gjatë ditës punoi dhe kërkoi pandërprerë për emrin e saj me shpresë se do të gjejnë diçka.

Sipas “Google Trends” ku bazohet të kërkimet në Google dhe që tregon se kur janë kërkuar të dhënat e saj, emir i prokurores publike Katica Janeva më së shumti është kërkuar dje në mëngjes rreth orës 9.30.

deri më 15 shtator në orën 6.30 emri i saj aspak nuk është kërkuar në Google. Kulmi i kërkimit ka arritur në orën 9.30 dje ën mëngjes deri ën orën 20.30.

Sipas qyteteve, Janeva më shumë është kërkuar nga Shkupi, pastaj nga Manastiri dhe Ohri.

Lajme të ngjashme

Back to top button