Alba shpreson në fitore ndaj Romës

Roma dhe Barcelona do të takohen sonte në kuadër të ndeshjeve të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi spanjoll mendon se është shumë e rëndësishme fitorja në ndeshjen e parë. Alba thotë se “Blaugranat” synojnë të mbrojnë titullin e kampionit në Ligën e Kampioneve

“Gjithmonë është e rëndësishme për ta fituar ndeshjen e parë. Ne jemi fitues në fuqi dhe ne duam të përsërisim sezonin e kaluar”, ka thënë Alba.

“Ne e dimë se pas suksesit të trefishtë të arritur sezonin e kaluar, ky vit do të jetë i vështirë, por ne hyjmë në fushë për të fituar çdo herë”, ka theksuar ai.

Reprezentuesi spanjoll i pyetur se kush është më i mirë Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo tha: “Ronaldo është një sulmues i madh, por atë që bën Messi nuk mund ta bëj askush”.

Lajme të ngjashme

Back to top button