Promovohet libri me poezi i Isakovskit, “Deka da”

Institucioni kulturor “Blesok”, më 19 shtator në orën 21, në klubin QKR organizon promovimin e librit me poezi nga autori Igor Isakovski “Deka da”.

“Në ditëlindjen e Igorit, nga miqtë e tij do të  recitohen këngët e përmbledhjes së fundit të cilat ai i ka shkruar. Do të recitojnë Jovica Ivanovski, Xhabir Deralla, Tihomir Jançovski, Rumena Buzharovska, Ana Martinovska, Srgjan Janaqieviq, Vlladimir Martinovski. Do të ketë performacë muzikore ku do të luaj me kitarë Toni Kitanovski. Do të flasim Për Igorin, do të lexojmë poezi dhe do ta dëgjojmë muzikën të cilën ai e donte”, thuhet në njoftimin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button