Dy djem janë rrahur para gjimnazit të Gostivarit

­ Një djalosh 21­vjeçar dhe një i mitur i moshës 16­vjeçare, mbrëmë janë dërguar në spitalin e Gostivarit prejse janë sulmuar nga dhjetë djem. Sipas SPB­së Tetovë, me siguri një grupi më i madh i nxënësve të shkollës së mesme, në rrugën “Zhivko Brajkovski” para gjimnazit të Gostivarit, e kanë sulmuar dhe me grushta e kanë goditur 16­ vjeçarin.

Në përpjekje ta ndalë sulmin dhe ta mbrojë djalin, është përzier edhe 21 vjeçari banor i Gostivarit, i cili rastësisht ka, qenë në afërsi. Grupi e ka sulmuar edhe atë, duke i shkaktuar lëndime në trup dhe në kokë. Të dy kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Gostivarit, ndërsa më i rrituri është mbajtur për kurim.

Pas denoncimit, policia e Gostivarit punon në gjetjen e individëve të cilët kanë shkaktuar prishjen e rendit publik dhe identifikimit të pjesëmarrësve.

Lajme të ngjashme

Back to top button