Zuckerberg: opsioni “dislike” së shpejti në dispozicion për shfrytëzuesit e Facebook-ut

Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut Mark Zuckerberg, në një mbledhje ka deklaruar se në muajt e ardhshëm planifikon ta shtojë opsionin “dislike” apo “nuk më pëlqen”, kundër opsionit “like” apo “më pëlqen”. Zuckerberg ka theksuar se kjo u mundëson që shfrytëzuesit t’i tregojnë emocionet e tyre që deri më tani kanë pasur në dispozicion vetëm një opsion.

“Shfrytëzuesit me vjet kanë pyetur rreth futjes së opsionit “dislike”. Sot përfundimisht mundem ta konfirmoj që po punojmë për atë dhe së shpejti do të jetë në dispozicion”, ka thënë Zuckerberg dhe ka shtuar “Nuk është çdo moment i mirë. Për shembull, nëse shpërndajmë përmbajtje siç janë nga ato të krizës me të ikurit ose status për vdekje të ndonjë anëtari të familjes, nuk është mirë të shtypet “like” në ato përmbajtje. Vlerësoj se për shfrytëzuesit është me rëndësi të ketë më shumë opsione”, shkruan Theguardian.

Lajme të ngjashme

Back to top button