Pas “Prokurorit special” pason zgjedhja e ministrave të ri

Me zgjedhjen prokurorit publik special është respektuar edhe një obligim nga marrëveshja për kalimin e krizës politike në Maqedoni. Detyra e parë ishte kthimi i LSDM-së në Kuvend, më 1 shtator, shkruan “emagazin.mk”, transmeton Portalb.

Me marrëveshjen e Përzhinos është paraparë inaugurimi i Qeverisë së re më 15 janar të vitit 2016, 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen me 24 prill të vitit 2016. Në krye të kësaj qeverie do të qëndrojë kryeministër që do të propozohet nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Agjenda e Qeverisë është e kufizuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Parashihet më 20 tetor të emërohen ministra të ri për punë të brendshme dhe për punë dhe politikë sociale me propozim të LSDM-së.

Në këto ministri, njëkohësisht, do të emërohen edhe zëvendësministra me propozim të VMRO-DPMNE-së. Zëvendës ministra nga ana e LSDM-së do të propozohen në ministrinë për financa, për bujqësi, pyje dhe ujësjellës dhe shoqëri informative dhe administratë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button