Babai i Edward Snowden mbërrin në Moskë për të takuar djalin

Babai i ish-kontraktorit të CIA-s Edward Snowden, ka mbërritur në Rusi për të vizituar djalin e tij.

Lon Snowden i tha gazetarëve pasi mbërriti në Moskë se ndjehet mirënjohës që djali i tij është i sigurt. “Jam shumë mirënjohës që djali im është i sigurt dhe i lirë”, tha i ati i ish-kontraktorit, transmeton Indeksonline.

Ai u prit në aeroport nga avokati rus i djalit të tij. Lon Snwden tha se nuk ka pasur ndonjë kontakt të drejtpërdrejt me djalin.

Edward Snowden përfitoi azil në Rusi në muajin gusht pasi qëndroi disa javë në një zonë tranzit në aeroportin e Moskës.

Snowden kërkohet nga SHBA pas publikimit të disa dokumenteve që tregonin përgjimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Inteligjenca Britanike.

Në SHBA, Snowden përballet me akuza të vjedhjes së pronës qeveritare të kominikimit si dhe komunikim të pautorizuar dhe me paramendim të informacionit shtetëror të mbrojtjes të klasifikuar si shërbim të fshehtë.

Secili prej akuzave mbart një dënim maksimal prej 10 vjet burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button