Rama: Kur Shqipëria e vogël ia doli të presë gjysmë milioni refugjatë, edhe Europa mund t’ia dalë

Nëse Shqipëria ia doli të presë gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës gjatë luftës atje, edhe Europa do t’ia dalë me krizën e refugjatëve. Komentet janë të kryeministrit Edi Rama i cili në një intervistë për edicionin online të gazetës italiane “Corriere della Sera” thotë se Shqipëria do t’I mirëpriste refugjatët nëse do të përballej me një situatë të tillë, transmeton Tesheshi.

“Mungesa e një politike të qartë në Siri dhe në vendet arabe na ka çuar në një gjendje shumë të rëndë. Shqipëria është një vend shumë i vogël, edhe pse në rritje, kështu që është e vështirë të japim këshilla. Deri tani nuk jemi përballur me këtë sfidë, pasi tendenca është largimi drejt veriut, drejt Gjermanisë. Kur dëgjojmë që ngrihen “muret e turpit” për refugjatët, ne qeshim, pasi në vitin 1999 mirëpritëm gjysmë milioni shqiptarë të Kosovës. I krijuam mundësinë vendeve të NATO-s të lironin Kosovën. Nëse ne e mbajtëm atë dyndje, Europa mund t’ia dalë pa dyshim”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button