SHBA: Arrestohet 15-vjeçari, do vriste Papën

Policia amerikane njoftoi sot se muajin e kaluar në Filadelfi ka arrestuar një 15-vjeçar për të cilin ka pasur dyshime se ka planifikuar atentat kundër Papës Francesk.

Siç njoftoi televizioni ABC, tinejxheri, emri i të cilit nuk është publikuar, është frymëzuar nga grupi xhihadist Shteti Islamik dhe ka planifikuar që atentatin ta kryejë gjatë vizitës së Papës në SHBA.

“Plani ka përfshirë armë zjarri dhe mjete shpërthyese dhe është drejtuar kundër një përfaqësuesi të lartë të huaj gjatë një ngjarjeje të nivelit më të lartë”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Zyrës Federale të Investigimit (FBI) dhe Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-ve.

Papa Francesk do të qëndrojë në SHBA prej 22 deri më 27 shtator, me ç’rast do t’i vizitojë Uashingtonin, Nju-Jorkun dhe Filadelfinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button