A do të jetë “Prokurori special” imun ndaj çdo obstruksioni?

“Prokurori special” do të jetë organ i pavarur dhe duke e pasur parasysh ndikimin e faktorit ndërkombëtarë gjatë arritjes së marrëveshjes mes liderëve, organi i ri do të jetë imun ndaj çdo obstruksioni eventual, vlerësojnë për Portalb ekspert të çështjeve juridike.

“Ligji i mundëson prokurorit që të ketë një strukturë adekuate, si dhe të prokurorëve ndihmës. Ligji i mundëson autonomi të plotë dhe e bën të pavarur në raport me Prokurorinë ekzistuese dhe të gjitha lëndët që kanë të bëjnë me përgjimet bëhen automatikisht lëndë e këtij prokurori”, thotë për Portalb Naser Zyberi, njohës i çështjeve juridike.

Sipas tij, obstruksionet nuk janë dukuri e panjohur në Maqedoni. “Obstruksione mund të vijnë vetëm nga Qeveria dhe instrumentet me të cilat udhëheq ajo. Megjithatë, besojë se faktori ndërkombëtarë do të jetë prezent në gjithë këtë fazë dhe me ekipet e tyre do të kontribuojnë me ekspertiza të ndryshme”, shprehet Zyberi, duke shtuar se faktori ndërkombëtarë do të jetë më aktiv gjatë implementimit të marrëveshjes.

Profesori universiatar Lubomir Fërçkovski vlerëson se nga natyra se si është zgjedhur prokurorja e bën atë të shpresojë se kjo marrëveshje do të jap fryt.

“Amerikanët kanë vendosur për zgjedhjen e prokurores së re, grupet punuese kohën e fundit të bisedimeve kanë heshtur dhe amerikanët e kanë propozuar ligjin e ri që është më radikal dhe më autonom nga propozimi që e ka dhënë LSDM. Kështu që mënyra se si është sjell prokuroja flet se amerikanët kanë pasur rol kyç edhe në disiplinimin e partisë që qeverisë, dhe kjo më jep shpresë se ata do ta marrin nën mbrojtjen e tyre. Kjo është më me rëndësi, se sa emri i prokurores”, thekson Fërçkovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button