Juventusi i tregon dhëbët e kampionit Cityt (Video)

Juventusi e ka ‘pushtuar’ qytetin e Manchesterit, duke e mposhtur Cityn me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Etihad Stadium”.

Vendësit kanë kaluar në avantazh në minutën e 57-të përmes autogolit të Giorgio Chiellinit, i cili u pengua nga Vincent Kompany, por gjyqtari nuk e ndali këtë faull, shkruan Zëri.

Ndërkaq, nënkampioni evropian realizoi dy gola të shpejt, të parin në minutën e 70-të me Mario Mandzukic dhe të dytin me Alvaro Moratan, në atë të 81-të, për t’i fituar tri pikët e para në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, Cristiano Ronaldo shkëlqeu edhe në duel me Shakhtar Donetskun, duke realizuar tre gola, në fitoren 4:0. Një gol tjetër e shtoi Karim Benzema.

Manchester United u tregua i pafuqishëm përballë PSV Eindhovenit, nga i cili humbi 2:1, kurse Paris Saint-Germaini ishte i sigurt në shtëpi, duke fituar në duel me Malmon, 2:0.

Grupi A

Paris Saint-Germain – Malmo 2:0

Real Madrid – Shakhtar Donetsk 4:0

Grupi B

PSV – Manchester United 2:1

Wolfsburg – CSKA Moscow 1:0

Grupi C

Benfica – FC Astana 2:0

Galatasaray – Atletico Madrid 0:2

Grupi D

Manchester City – Juventus 1:2

Sevilla – Borussia Moenchengladbach 3:0

Lajme të ngjashme

Back to top button