Prokurorja speciale : Veprat do jenë biografia ime

“Me plot vetëbesim dhe në momente arrogante”, janë fjalët me të cilat personat e njohur e përshkruajnë prokuroren speciale Katica Janeva nga Gjevgjelia.

Ajo për Nova thekson se biografia e saj është e hapur dhe në dispozicion që ta lexojnë të gjithë si dhe veprat që do të bëjë ajo në këtë detyrë do të jenë biografia e saj.

Janeva e përshkruan veten si person i gatshëm të punojë në grup si dhe shpejtë përshtatet në mjediset multikulturore, është e aftë dhe e gatshme të punojë edhe në situatë me kushte të sapokrijuara.

Babai i saj ishte gjykatës dhe kryetarë i gjykatës së Gjevgjelisë para 25 viteve, kurse ajo është punësuar në gjykatën e Gjevgjelisë qysh në vitin 1998, kurse në 2003 ajo u emërua prokurore publike. Burime nga prokuroria thonë se ka pasur marrëdhënie të mira me prokurorin e tanishëm publik, Marko Zvrlevski.

Në biografinë e saj shkruan se ka bërë mjaft udhëtime studimi, si në Itali ku ajo qëndroi në Sicili në vitin 2008, ku pa prej afër se si punon gjykata italiane kundër mafisë, gjithashtu në 2013 ajo vizitoi SHBA-në si dhe ishte pjesë e shumë grupeve të gjykatësve dhe prokurorëve publik. Gjithashtu ajo ishte edhe edukatore e programeve të Akademisë së gjykatësve dhe prokurorëve publik.

Me emërimin e saj si prokurore speciale, ajo do të punojë me lëndët lidhur me përgjimet. Ekspertët e kësaj lëmie shprehen të shqetësuar pasi që deri më tani Janeva në jetën e saj profesionale nuk ka punuar lëndë si krim i organizuar në mënyrën më të sofistikuar, dhe shprehen të rezervuar se si do të veprojë ajo në këto raste.

Puna tjetër e cila e pret Janevën është formimi i grupit me të cilin ajo do të punon, ku ajo do të vendosë se a do të përbëhet prej 8,10 apo 12 personave, gjithashtu parashtrohet pyetja se kush do të lë pozicionin e vet për të punuar në grupin e prokurores speciale.

Ekipi i prokurores nuk do të ketë autorizim që të parashtron kërkesë për paraburgim, e gjithë procedura do të realizohet vetëm me nënshkrimin e Janevës.

Lajme të ngjashme

Back to top button