Tubim qytetar para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë

Platforma për politikë qytetare “Hajde”, sot në orën 18:00 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e filloi ngjarjen për t’i dhënë përkrahjen prokurores speciale publike.

IMG_20150915_183040

Ata thonë se qytetarët e Republikës së Maqedonisë plotësisht janë të angazhuar dhe këmbëngulës në betejën për drejtësi, liri dhe demokraci dhe kjo duhet ti qartësohet prokurorit special publik.

IMG_20150915_182229

– Prokuror special publik ka një detyrë shumë të rëndë. Do të duhet të merret me të gjitha krimet për të cilat kemi dëgjuar në “bombat”. Ne, si një platformë qytetare, nuk i japim mbështetje të pakushtëzuar, por vetëm nëse ka rezultate. Nëse ka pengesa, presione apo dikush nuk e bën punën e vet siç duhet në prokurorinë speciale publike, ne do të rebelohemi. Nga kjo varet e ardhmja e vendit tonë – thonë nga “Hajde”.

IMG_20150915_182848

IMG_20150915_182552

Lajme të ngjashme

Back to top button