Wilshere në ‘hall’

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere është shumë i pafat, pasi sërish është lënduar dhe pritet të mungoj për një kohë të gjatë.

Goal.com shkruan se Wilshere gjatë kësaj jave do të operohet në këmbën e majtë dhe pritet të mungoj deri në fund të dhjetorit.

Wilshere ishte lënduar gjatë fazës përgatitore me Arsenalin, ndërsa Wenger kishte deklaruar se ai do të kthehet ka mesi i shtatorit.

Por, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Wilshere duhet të operohet, çka do të jetë një humbje tjetër e madhe për Arsenalin.

Lajme të ngjashme

Back to top button