fbpx

Mogherini: BE nuk ka krijuar një politikë të unifikuar për refugjatët

Komisionerja e Lartë e Bashkimit Evropian për çështjet e jashtme dhe të sigurisë, Federica Mogherini në fjalim e saj në Parlamentin Evropian, theksoi se BE-ja nuk ka krijuar një politikë të unifikuar për çështjen e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vënë në dukje fenomenin në rritje të trajtimit të krizës së refugjatëve me krizën evropiane, Mogherini tha se kjo krizë një kohë të gjatë ishte e pranishme në vendet tjera të rajonit, kurse tani ka prekur edhe Evropën. Ajo tha BE-ja po diskuton mënyrën e pranimit të refugjatëve që numerikisht përbëjnë 0.1 përqind të popullatës së përgjithshme në rajon, dhe ka shtuar se Libani është kujdesur për refugjatët të cilët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së atij vendi.

Mogherini tha se Brukseli po diskuton për 40 deri 120,000 refugjatë, ndërsa në të njëjtën kohë në Siri dhe vendet fqinje të saj ka rreth 12 milionë njerëz të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre.

“Bota e konsideron Evropës si lidere në respektimin e të drejtave të njeriut. Perceptimi i tillë i Bashkimit Europian do të imponojë përgjegjësi të caktuara politike, ligjore dhe morale”, tha Mogherini.

Duke rikujtuar se BE-ja ka krijuar një fond për të ndihmuar refugjatët, shefja e diplomacisë evropiane, ka ftuar të gjithë anëtarët që të japin më shumë para në këtë fond. Ajo theksoi nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe vendeve transite ku ardhja e refugjatëve ka shkaktuar një numër të problemeve financiare dhe të sigurisë.

“Kriza e refugjatëve nuk mund të zgjidhet me ndërtimin e mureve dhe gardheve. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë çështje”, tha Mogherini.

Kreu i Marrëdhënieve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Elmar Brok paralajmëroi se është e domosdoshme zgjidhja e përkohshme e pezullimit të Shengen-it, në mënyrë që të mos prodhojë pasoja negative afatgjate. Ai tha se numri i refugjatëve në Evropë është vetëm “një pikë uji në oqean”, duke shtuar se rreth shtatë milionë njerëz jetojnë në rrugë.

“Kriza aktuale e refugjatëve është gjendje e jashtëzakonshme. Ne nuk duhet të lejojmë që të Italia, Greqia, Malta dhe Hungaria të mbeten të vetmuara në këtë problem”, tha Brock.

Lajme të ngjashme

Back to top button