A mundet orizi ta shpëtojë celularin tuaj nëse laget me ujë?

Ndoshta e keni dëgjuar se ta futësh celularin e lagur në oriz mund të ndihmojë që uji t’i hiqet dhe të rikthehet në funksion të plotë. Por, a mundet orizi në fakt ta shpëtojë celularin tuaj të lagur?

Ka shumë video-eksperimente në internet që shfaqin celularët e lagur me ujë duke u futur në oriz, për ta larguar lagështinë dhe për ta rikthyer në funksion celularin.

Gazelle bëri një eksperiment ku testoi 5 Samsung Galaxy S3, 3 iPhone 4S dhe një iPhone 4. Dy prej celularëve të Samsung nuk funksionuan më që në momentin kur u futën në ujë. Tre të tjerët që mbetën u fikën pas disa sekondave pasi prekën ujin.

Celularët iPhone nuk u fikën menjëherë sapo u futën në ujë. Celularët më pas ishin tharë me peshqirë të banjos dhe u ishin hequr bateritë – atyre që mund t’u hiqeshin, dhe më pas ishin vendosur në oriz gjatë vikendit, transmeton Lajmi.net.

Të hënën, testuesit shikuan se cili celular kishte shpëtuar. Për çudi, vetëm një iPhone 4S punonte ende, duke shfaqur çrregullime të dukshme në ekran. Celularët e tjerë iPhone ishin komplet të dëmtuar.

Në anën tjetër, celularët Galaxy S3 për çudi filluan të funksionojnë pa ndonjë shenjë të dëmtimit me ujë. Siç duket, orizi është në zgjidhje e mirë për celularët Samsung, por jo edhe për ata iPhone – së paku sipas këtij testimi.

Pavarësisht nga provat, orizi vazhdon të jetë metoda më aktuale e ‘shpëtimit’ të celularëve nga lagështia. Orizi absorbon ujin – dhe thithja e ujit është çelësi për të shpëtuar një celular, kështu orizi do ta shpëtojë celularin tuaj.

Gjëja më e keqe që mund t’ia bëni një celulari të lagur është që ta ndizni para se të thahet plotësisht – duke e bërë që ai të dëmtohet rëndë dhe të mos funksionojë kurrë më.

Lajme të ngjashme

Back to top button