Një nga rrugët kryesore të lagjes “Fazaneri”, në Gostivar, do të bëhet me asfaltim, ujësjellës dhe sistem të ri kanalizimi

Banorët e njërës nga rrugët kryesore të lagjes “Fazaneri”, në Gostivar, në të ardhmen do të tejkalon problemin me rrugën e dëmtuar. Me investim të Komunës së Gostivarit, sot kanë filluar punimet për largimin e bekatonave dhe asfaltimin e rrugës.

Për të ndjekur punët nga afër, kryetari i Komunës Nevzat Bejta, doli në terren ku dhe u takua me banorët e lagjes.

“Në këtë lagje kemi qenë shpesh dhe i dimë shumë mirë hallet dhe problemet e banorëve. Kërkesa kryesore e banorëve ishte që kjo rrugë të asfaltohet, dhe sot ja kanë filluar punimet. Është sipërfaqe mbi 2 mijë metra katrorë, me gjatësi 500 metra dhe gjerësi prej katër metrave, kurse do të kushtoni mbi 31 mijë euro”, deklaroi kryetari Nevzat Bejta, duke shtuar se në këtë rrugë do të bëhet ndërrimi i gypave të ujësjellësit sepse janë të vjetra nga asbesti, si dhe do të rregullohet rrjeti i kanalizimeve fekale dhe atmosferike.
“Besoj se punimet do të përmbyllen shumë shpejt dhe bashkë me banorët e lagjes shumë shpejt do ta përurojmë”, vijoi kryetari Bejta.

Ky investim i Komunës së Gostivarit, për banorët e lagjes është një lajm i gëzueshëm, sepse, siç u shprehën ato, për herë të para në rrugën e tyre po bëhet një investim nga ana e pushtetit lokal në Gostivar, edhe pse si lokalitet ka qenë i banuar tani e dyzet vite.

Lajme të ngjashme

Back to top button