Në “Elbasan Arena” 80 deri 100 serb

Tifozët serbë nuk e kanë të lejuar të shkojnë në Elbasan, për ta ndjekur ndeshjen ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Mirëpo, kjo nuk nënkupton se në stadiumin ‘Elbasan Arena’ nuk do të ketë serbë.

Madje, në bazë të informatave, do të jenë 80-100 serbë që do të jenë pjesë e ndeshjes më të rëndësishme të Kuqezinjve në këto eliminatore.

Në këtë ‘thes’ hyjnë përfaqësuesit e Federatës Serbe të Futbollit, përfaqësuesit e Kombëtares serbe, stafi teknik i Përfaqësueses, futbollistët, përfaqësuesit e vendit serb (mbi të gjitha politikanët), si dhe gazetarët e mediumeve të ndryshme serbe, shkruan “Zëri”.

Prandaj, tifozët duhet të kenë kujdes dhe të mos bien në provokime, pasi kundërshtari mund ta përgatisë lehtë ndonjë skenar, për ta dëmtuar Shqipërinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button