Kryetari Ivanov e përshëndet zgjedhjen e Prokurorit Special

Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov momentalisht gjendet në Mal të Zi në një vizitë zyrtare. Prej atje e ka përshëndetur zgjedhjen e prokurorit special në Maqedoni.

“E përshëndes zgjedhjen e prokurorit special dhe shpresoj që edhe obligimet tjera të dala nga marrëveshja e partive politike në kohë të realizohen dhe atëherë do të mundemi që të kërkojmë nga Bashkimin Evropian ta përmbushë atë që e ka premtuar, gjegjësisht të gjejë mënyrë që Maqedonia të hiqet nga kjo gjendje status-kuo, në lidhje me euro integrimet tona”, ka thënë Ivanov pas takimit me kryetarin e Malit të Zi, Filip Vujanov, transmeton Makfax.

Lajme të ngjashme

Back to top button