Tabanoc, arrestohen babë e birë për kultivim të marihuanës (FOTO)

Babë e bir janë arrestuar për shkak se kanë kultivuar marihuanë në shtëpinë e tyre në fshatin Tabanoc të Kumanovës. Policia ka realizuar një aksion në orët e hershme të mëngjesit në një shtëpi në fshatin Tabanoc të Kumanovës, ku ka zbuluar 71 rrënjë të bimës kanabis sativa, rreth katër kilogramë marihuanë, një kuti me fara të kanabis sativës, një pushkë ajri dhe një plumb.

Policia ka konfiskuar edhe mjete tjera, që 65 vjeçari L.J. dhe djali i tij 30 vjeçar, B.J. i kanë shfrytëzuar për kultivim të kanabisit.

Pas ndriçimit të plotë të rastit, do të ngritet padi penale kundër tyre. Zëdhënësja e SPB­së në Kumanovë, Valentin Nikollovska, informoi se B.J. edhe më herët është i njohur për policinë si kryerës i veprave penale nga sfera e tregtisë ilegale me drogë dhe për këtë arsye i janë ngritur disa padi penale, kurse ka vuajtur edhe dënim me burg.

Ndaj babait të tij L.B. më herët janë ngritur padi për rrahje me mjete të rrezikshme dhe për mashtrim, për çka poashtu ka vuajtur dënim me burg.

Foto ilustruese

Lajme të ngjashme

Back to top button