BE­ përshëndeti marrëveshjen për zgjedhjen e Prokurorit special

­ Bashkimi Evropian sot e përshëndeti marrëveshjen që pas tre ditëve negociatash u arrit mes partive kryesore politike në Republikën e Maqedonisë për miratimin e Ligjit për zgjedhjen e Prokurorit special që do të merret me rastet “Përgjimi” dhe “Puç”.

Siç njofton korrespondenti i MIA­s nga Brukseli, pasi prokuroja e Gjevgjelisël Katica Janeva u dakordua sot ta udhëheqë ekipin e prokurorëve që do të punojë në këto raste, ndërsa pasdite pritet të zgjidhet edhe nga Kuvendi i Maqedonisë, Brukseli zyrtar u prononcua se është i kënaqur që kjo pikë që është pjesë nga Marrëveshja për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, e arritur më 2 qershor dhe 15 korrik, është zgjidhur përfundimisht.

“Ne e përshëndesim marrëveshjen që u arrit nga partitë politike sot në mëngjes në Shkup për zgjidhjen e Prokurorit special, që, siç e dini është element i rëndësishëm nga marrëveshja politike që u ndërmjetësua nga komisioneri Han dhe disa eurodeputet në qershor dhe korrik. Presim miratim të ligjit relevant në Parlament dhe presim që Prokuroi special do ta fitojë tërë mbështetjen e nevojshme që ta përmbushë detyrën e rëndësishme që e ka”, theksoi Maja Kocijançiç zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Në pyetjen, nëse tani është gjithçka e pastër që komisioneri për negociata për zgjerim Johanes Han të vijë të premten në Shkup dhe Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë (HLAD) të vazhdojë mes Komisionit dhe Republikës së Maqedonisë, zëdhënësja e saj me konfirmim: “Siç veçmë thashë javën e kaluar, po, komisioneri planifikon të udhëtojë në Shkup dhe do të jetë atje më 18­të shtator, këtë të premte dhe presim gjatë vizitës së tij, HLAD të realizohet”, precizoi Kocijançiç.

Lajme të ngjashme

Back to top button