“Prokurori special”, Zaev: Vendimi në interes të qytetarëve

“Prokurori do të ketë një mandat prej katër viteve me të drejtë të rizgjidhet. Mendoj se pavarësia në punën e tij është e garantuar. Bëhet fjalë për një prokurore e cila nuk ka kurrfarë ngjyrimesh politike. Besoj se janë plotësuar të gjitha kushtet për një fillim të mirë të procesit gjyqësor që në fund të kemi një vendim të mirë i cili do të ishte në interes të qytetarëve të Maqedonisë“, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, në lidhje me zgjedhjen e prokurorit special.

Sipas Zaev, zgjidhja ligjore garanton autonomi të plotë për prokuroren speciale, Katica Janeva.

Marrëveshja mes partive politike është arritur rreth orës pesë të mëngjesit të sotëm.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button