Korea e Veriut, gati kompleksin e parë të skive

Korea e Veriut pritet të hapë rezortin e parë dimëror, disa miliona dollarësh, gjatë së enjtes, të kompletuar me rrëshqitje me ski, hedhje nga lartësia me ski, shtëpi turistike dhe udhëtime me rrëshqitëse.

Megjithatë, ka ende dyshime nëse kompleksi turistik do të jetë i gatshëm në kohë. Dy hotelet e tij janë pothuajse si dy gërmadha boshe, ndërkohë që rrugët që të çojnë drejt rezortit janë të mbushur me gropa, raporton agjencia e lajmeve AP, pas një vizite të kryer në vendndodhje gjatë shtatorit.

Ka ende dyshime se cili do ta përdorë kompleksin, kur ai të kompletohet dhe të jetë gati për vizitorët. Përllogariten se janë vetëm 5500 skiatorë koreano-veriorë, në një vend me popullsi prej 24 milionë banorësh, apo përafërsisht 0,02% e popullsisë.

Korrespondentët thonë se rezorti “Masik Pass”, i ndodhur në thellësitë e izoluara të bregut lindor të Koresë së Veriut, është megaprojekti i fundit i vendit, si dhe produkt i një pune intensive prej 10 muajsh.

Me anë të tij, synohet të tregohet se vendi komunist është po aq i përparuar në aspektin civil dhe kulturor, sa çdo vend tjetër, pavarësisht reputacionit të tij si një vend i varfër dhe i izoluar.

Tabelat përreth vendit të konstruksionit tregojnë se punëtorët duhet të përfundojnë punimet brenda afatit të ditës së enjte, kur dhe do të shënohet 68-vjetori i formimit të Partisë së Punëtorëve koreanë. Gjithsesi, punimet raportohen të jenë shtyrë nga reshjet e dendura të shiut dhe rrëshqitjes së dherave.

Lajme të ngjashme

Back to top button