RDK: Manovrimi dy mujorë për zgjedhjen e prokurorit special nuk jep ndonjë shpresë

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se zgjedhja e prokurorit special është për t’u përshëndetur, me shpresë se e gjith kjo nuk do të jetë një lojë e re, dhe e gjitha në kurriz të popullatës në përgjithësi. Nëse koha shihet me mëngjesin, atëherë këto manovrime të deritanishme për zgjedhjen e prokurorit special nuk lejnë hapësirë për një fillim të shëndoshë të ndërtimit të një shteti ku sundimi i ligjit do të jetë mbi të gjithë. Manovrimet dy mujore për zgjedhjen e prokurorit special nga ana e aktorëve lokal është një argument i mjaftueshëm për komunitetit ndërkombëtarë për joseriozitetin e këtyre aktorëve lokal, dhe për këtë arsye kërkohet mbikqyrje direkte nga ana e faktorit ndërkombëtarë, sidomos atij amerikan. Në të kundërtën, manovrimet për të penguar punën e prokurorit special nuk do të kenë të ndalur.

Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se tempoja e zbatimit të marrëveshjes së Përzhinos nuk jep ndonjë shpresë se do të kemi zbatim të plotë të marrëveshjes në fjalë. Nëse për zgjedhjen e prokurorit special janë dashur plotë dy muaj të plotë, atëherë për dhjetëra mosmarrëveshjet tjerra duhen muaj të tërrë për zbatim të plotë të marrëveshjes së Përzhinos. Nëse partitë politike janë të sinqertë në deklarimet e tyre për respektimin e marrëveshjes, atëherë këtë duhet ta bëjnë me një qasje shumë më konstruktive dhe me një tempo të përshpejtuar sepse në të kundërtën e gjith kjo do të jetë një farsë dhe lojë me pasoja të rënda për vendin.

Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon zero tolerancë nga ana e komunitetit ndërkombëtarë ndaj gjith obstrukcioneve për rikthimin e sundimit të ligjit në vend, dhe se vetëm në këtë mënyrë do të mund të flasim për një fillim të shëndoshë të ndërtimit të shtetit juridik.

Lajme të ngjashme

Back to top button